Kjo është dyshja më e lezetshme që keni parë ndonjëherë (Video)

  • 13 February 2016 - 18:20
Kjo është dyshja më e lezetshme që keni parë ndonjëherë (Video)

Kjo video që po bën për vete shumë zemra në mediat sociale, tregon beben 19 vjeçare Bob Miller dhe bulldog-un e tij duke bërë gjithçka së bashku.

Që nga lindja e tij, Bob dhe bulldogu i tij Dave u bënë si vëllezër, tregon nëna e tij Zoe Fletcher.

Ajo thotë: “Mendoj se kjo vjen sepse Dave ishte afër nesh që nga minuti që lindi Bob-I dhe kjo do të thotë që i besojnë shumë njëri-tjetrit.”

“Nuk mund ta përshkruaj. Ata hanë bashkë, lahen bashkë, luajnë bashkë. Bobi vetëm e shikon Dave-in dhe sheh veten.”

Çdo mëngjes, Dave ulet për mëngjes së bashku me Bob-in dhe ata gjithashtu flenë së bashku, transmeton lajmi.net.

Zoe krijoi një album fotografish dhe klipesh ku shihet dyshja e pandashme, duke përfshirë një foto shumë zbavitëse të tyren të veshur si Minions.

Dave dhe Bob fituan një numër të madh fansash pasi që Zoe postoi disa foto nëpër faqe bamirësie për kafshët, por nëna e tre fëmijëve thotë se ishte e habitur që videoja mori aq vëmendje.

Me mbi 570,000 ‘views’ në Facebook, shumë njerëz u përlotën duke e parë tregimin e shokut më të mirë të njeriut.

Fiona Walker komentoi: “Është e mrekullueshme që  kanë një lidhje të cilën askush nuk mund ta thejë kurrë, m’u mbushën sytë me lotë.”

(Kosova Sot)

Bob-Miller-and-Dave-the-bulldog-464573Bob-and-Dave-dressed-up-as-Minions-464575baby-and-best-friend-bulldog-464578