Kjo shigjetare do ta kompleksonte edhe Robin Hoodin (Video)

  • 13 February 2016 - 22:03
Kjo shigjetare do ta kompleksonte edhe Robin Hoodin (Video)

Një adoleshente nga Rusia, është bërë sensacion brenda nate, pasi ka treguar aftësinë e saj për të përdorur harkun dhe shigjetën me këmbë.

Anna Belush ka praktikuar mënyra të ndryshme, të qëllimit me shigjetë, duke e balancuar trupin në vende të ndryshme, derisa e ka provuar edhe qëndrimin në duar, transmeton Telegrafi.

Vajza 19-vjeçare, që është shumë e mirë në atletikë dhe shigjetari, ka provuar t’i kombinojë këto të dyja, duke dhënë një rezultat të mahnitshëm. 

(Kosova Sot)