Policia amerikane qëllon burrin e veshur si panda që tha se kishte bombë(Video)

  • 28 April 2016 - 23:22
Policia amerikane qëllon burrin e veshur si panda që tha se kishte bombë(Video)

Një burrë me veshjen e një pande që pohoi se kishte “një bombë ngjitur në gjoksin e tij” u qëllua nga policia, sipas raportimeve.

Një roje sigurie në Fox 45 tha se një njeri hyri në zyrat në Baltimore, SHBA, i veshur me një kostum pande duke pretenduar se kishte një bombë.

Një dëshmitar tha se i dyshuari dha një Usb me video për stafin, duke thënë se ai kishte një mesazh dhe se do ta “hidhte vendin në erë”.

Njeriu thuhet se u qëllua pasi ai refuzoi të heqë duart nga xhepat e tij pasi nisi të largohej qetësisht nga stacioni televiziv.

(Kosova Sot)