Gjysmëshekullore, dhe sa e bukur

  • 24 May 2016 - 08:08
Gjysmëshekullore, dhe sa e bukur

Liz Hurley shpalos figurën e saj mbresëlënëse. Rrallëherë ajo dështon që të mahnitë me figurën e saj elegante. Ndoshta edhe nuk është për t'u befasuar që Elizabeth Hurley ishte përcaktuar për faktorin e shkëlqimit maksimum, kur kishte dalë në Romë, të dielën mbrëma, raporotn Gazeta Kosova Sot

Bukuroshja 50 vjeçe ishte shfaqur te ngjarja hapëse e Sofia Coppola-s, në "La Traviata" në Romë, që kishte zënë vend në "Teatro Dell'Opera Di Roma". Duke qenë shumë e thjeshtë për këtë ngjarje, ylli nga "Austin Powers" ishe përcaktuar për një fustan të bardhë "Valentino", i cili kishte arritur t'ia theksonte trupin e saj të hatashëm.

Me dizajnin pa mëngë dhe shumë elegant, theksoheshin edhe panele të prera nga anash, duke ia shtuar edhe më shumë hijeshinë. Dukjen e kishte kombinuar me një çantë dore derisa flokët i kishte lënë të lira. Më shumë grim kishte vendosur për të theksuar sytë derisa më shumë xixëllimë kishte ofruar me vathët prej diamantit. 

(Kosova Sot)

Sexy appeal: Sleeveless in design and effortlessly chic, it featured cut-out panels along the side and the reverse for maximum sex-appeal

Looking good: Keeping it simple for the occasion, the Austin Powers star sported a white Valentino gown which deftly showcased her impressive body