Aty ku ajo shkel shndërrohet në pistë mode

  • 24 May 2016 - 08:14
Aty ku ajo shkel shndërrohet në pistë mode

Miranda Kerr pas Kanës zbret në Nju- Jork

Gjatë gjithë qëndrimit të saj në Kanë, hijeshinë dhe stilin e saj e ka treguar me fustanet e bukur, që ta ndalnin frymën. Dhe, modelja Miranda Kerr ishte përkujdesur që edhe kësaj radhe të mos zhgënjente me stilin dhe përzgjedhjen e saj, kur ishte shfaqur në aeroportin e Nju- Jorkut "JFK", me rastin e udhëtimit të saj të radhës, raporotn Gazeta Kosova Sot

Bukuroshja 33 vjeçe nga Australia, u duk shik derisa kishte aterruar me një xhaketë motoçiklistësh me ngjyrë të gjelbër dhe një palë xhinse të kaltra. Përzgjedhja e saj i kishte dhuruar hijeshi të këndshme, falë ekspozimit edhe me zinxhirët e saj. bukuroshja me këtë rast ishte përcaktuar për një palë këpucë të rrafshëta për t'u ndjerë sa më rehat, për udhëtimin e gjatë. Ish- modelja e "Victoria's Secret", edhe grimin e kishte në nivel.

Sytë e kishte pushuar me një palë syze dielli, flokët karamele ishin me stil të valëzuara, derisa në dorë po mbante një shishe të madhe me ujë, çantën e dorës dhe pasaportën.

(Kosova Sot)

No signs of jet-lag! Model Miranda Kerr, 33, looked incredible in her green leather biker jacket and slim-fit jeans as she arrived at New York's JFK airport on Sunday