E përmbylli (Foto)
Kirsten Dunst ka shkëlqyer në ceremoninë mbyllëse të Festivalit të Filmit në Kanë Ajo u paraqit stuhishëm në tepihun e kuq me rastin e përvjetorit të 69-të të "Cannes Film Festival". Dhe, edhe një herë, Kirsten Dunst ka bërë edhe një përzgjedhje me stil kur ishte shfaqur te "Cannes Film Festival's Palme D'Or Award' dhe për ceremoninë përmbyllëse të së dielës. Aktorja 34 vjeçe - që këtë vit kishte qenë edhe pjesëtare e jurisë, kishte vazhduar të mahniste me stilin e saj, kur kishte dalë me një dukje që tërhoqi vëmendjen, me rastin e ngjarjes "Palais Des Festivals",transmeton gazeta Kosova Sot.
Me plot elegancë, bukuroshja bionde ishte shfaqur me fustanin me rripa, ishte deri diku mjaft i tejdukshëm, dhe që ia kishte theksuar fort linjat e saj trupore - duke u përcaktuar për theksimin e belit të hollë. Aksesorët i kishte mbajtur në minimum, në mënyrë që ta linte fustanin që të fliste. Ylli nga filmi "Fargo", flokët e saj të artë i kishte lidhur në një bishtalec të sofistikuar, duke theksuar çehren e saj pa asnjë metë.
(Kosova Sot)