Po i çmend djemtë!

  • 27 May 2016 - 19:09
Po i çmend djemtë!

Ajo që konsiderohet e dashura e Scott Disick-ut, bukuroshja Megan Blake Irwin, tregon figurën e saj të përkryer me rastin e një sesioni fotografish

Është në rrugë të mbarë që të bëhet modelja australiane më e njohur në botë dhe, Megan Blake Irwin ka dëshmuar se posedon atë që duhet për të shkëlqyer në industrinë e konkurrencës, duke filluar një kampanjë për shtëpinë e modës, “Guess”.

Megan, 23 vjeçe, e cila është lidhur me ish të dashurin e Kourtney Kardashianit, Scott Disick, demonstroi pamjen e saj me një veshje apostafat të përgatitur për sesionin e fotografive. Bukuroshja bionde kishte një xhaketë më të madhe, të vendosur mbi supet e saj, derisa në qafë binte në sy një qafore interesante.

Në ndërkohë, ajo tha se Scott është djalë i këndshëm, duke refuzuar që të jepte hollësi të tjera.

(Kosova Sot)

Black and white: Megan Blake Irwin looks simply stunning in her shoot for international fashion house Guess