Pas Çilejtës edhe Rozana Radi rrëfen “adoleshencën” e saj

  • 01 July 2016 - 23:45
Pas Çilejtës edhe Rozana Radi rrëfen “adoleshencën” e saj

Pas eksperiencës më të fundit të këngëtares seksi, Çiljeta Xhilaga,  edhe këngëtarja Rozana Radi ka zbuluar se do të bëjë një operacion për të zvogëluar gjoksin.

Ajo në fakt e ka bërë një operacion në gjoks për ta rritur atë, dhe thotë se është bërë pishman që në momentin e parë që e ka ndërmarrë këtë hap.

“Është në planet e mia të ardhshme të zvogëloj gjoksin. Çiljeta pati problem. Unë e kam të vënë, do rikthehem tek gjoksi im, do të kthehem te mishi im”, tha Rozana në Zonë e Lirë.

Ajo e quajti operacionin e parë një “shthurje të momentit, e adoleshencës”.

(Kosova Sot)