Grabitja në shtëpinë e Getit, autorja ishte një 17-vjeçare

  • 25 July 2016 - 20:46
Grabitja në shtëpinë e Getit, autorja ishte një 17-vjeçare

Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku banesa e këngëtarit kosovar Getoar Selimi ka rënë pre e grabitjes.

Mësohet se autorja është një femër, e moshës 17­vjeçare me inicialet D.K.  Ajo sipas  mediave shqiptare  ka hyrë në banesën e këngëtarit Selimi dhe ka marrë prej andej orën që kushton 35 mijë euro. Bashkëpunëtor ka qenë i dashuri i saj 3 vjet më i madh, i arrestuar gjithashtu nga policia. 

(Kosova Sot)