Këshillohet me fansat (Foto)
Maria Menounos ka zbuluar këmbët me mini-fustan në Las Vegas,transmeton Gazeta Kosova Sot.
Maria u ka thënë fansave në 'Snapchat' se po brengosej se mos fustani i saj ishte tepër i shkurtër, por ajo është dukur për mrekulli me të në Las Vegas në një aheng të organizuar nga Kim Kardashian. Prezantuesja televizive i kishte theksuar këmbët me fustanin e shkurtë i cili kishte një jakë të lartë. Gazetarja është dukur e sigurt derisa po arrinte në aheng, ndërsa aty është përshëndetur me Kim Kardashian-in para se të hynte brenda. Më herët gjatë ditës ajo e kishte provuar fustanin dhe i kishte pyetur fansat se ai mos ishte tepër i shkurtë, por ata shumë shpejtë e siguruan 38-vjeçaren se çdo gjë ishte në rregull.
(Kosova Sot)