E thjeshtë dhe e bukur (Foto)

  • 26 July 2016 - 21:36
E thjeshtë dhe e bukur (Foto)

Rosie Huntington-Whiteley ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ishte nisur drejt Los Anxhelosit,transmeton Gazeta Kosova Sot.
Në fillim të këtij viti, ajo është fejuar me partnerin e saj të kamotshëm, aktorin Jason Statham. E, arsyeja pse aktori ka vendosur t'ia vë unazën në gisht modeles Rosie Huntington-Whiteley është bërë e qartë gjatë ditës së diele, kur ajo ka mbërritur në aeroport, për ta kapur aeroplanin për në Los Anxhelos. Modelja e lindur në Britani, që jeton në Kaliforni, është dukur për mrekulli, përkundër faktit që kishte vendosur të vishej fare thjesht.

Modelja, që ka qenë e mbuluar pothuajse krejtësisht, kishte veshur një palë xhinse të gjerë, që, megjithatë, theksonin këmbët e saj të gjata. Xhinset ajo i kishte kombinuar me një xhemper të bardhë, po ashtu të gjerë. Këpucët e saj ngjyrë hiri, bukuroshja bionde i kishte kombinuar me një çantë të madhe me ngjyrë bezhe, derisa flokët i kishte kthyer anash, kurse sytë joshës i kishte fshehur prapa syzeve të mëdha. 

(Kosova Sot)

Jetsetting style: Rosie Huntington-Whiteley arrived to catch her flight back to LA on Sunday looking casual chicModel behaviour: The British-born model, who lives in California, looked effortlessly glamorous, showing off her trademark pout as she headed to the airportSizzling: Rosie recently posed for a new M&S campaign, showing off her latest lingerie designsHot! Showing off her everyday style, she posed in an array of delicate lace and rose embroidered silk lingerie 'smoothing' sets