Saint West në pak ditë thotë fjalën e parë dhe del në publik (Foto)

  • 27 July 2016 - 23:50
Saint West në pak ditë thotë fjalën e parë dhe del në publik (Foto)

Për një familje të tillë si Kardashian, që e duan shumë famën, vogëlushi Saint West nuk kishte si të fshihej  nga  kamerat.Rreth 7 muaj pas lindjes së tij, Kim Kardashian më në fund vendosi t’i tregojë botës djalin e saj. Ylli i reality show ka nxjerrë djalin për një shëtitje me karrocë këtë të martë dhe gjithashtu ka xhiruar “Keeping Up With The Kardashians”.

Edhe pse më herët është parë në fotot që prindërit e tij kanë shpërndarë me fansat e Instagram-it, kjo është hera e parë që Saint West shfaqet në publik dhe teksa i bashkohej motrës së tij, North, dhe kushërinjve  Mason, Penelope dhe Reign, të pestë vogëlushët kanë tërhequr vëmendje. Pak ditë më parë, vogëlushi ka thënë fjalën e tij të parë “dada”, edhe pse Kim ndoshta ka shpresuar që të ishte vetë ajo thirrja e parë e të birit.

(Kosova Sot)