Melaqja e bardhë (Foto)
Lily Aldridge zbardhon Nju-Jorkun
Lily Aldridge kishte një agjendë shumë të ngjeshur para se të promovonte koleksionin e “Victoria's Secret”, të quajtur 'Easy', para se të shkonte në koncert. Supermodelja 30 vjeçe ishte si një frymëmarrje në ajrin e freskët derisa kishte dalë nga hoteli në Nju-Jork.
Lily ishte verore dhe e lehtë, në bluzën e bardhë që ia kishte mundësuar të ekspozonte duart dhe krahët. Brunja e bukur flokët e saj të gjata i kishte të lidhura prapa kokës, derisa syzet e diellit kishin fshehur sytë nga ekspozimi.
Edhe përkundër se është shumë e zënë ditë e natë, Lily dukej si një bukuroshe natyrale me pak, apo pa fije grimi. Me vete kishte një kafe derisa dukej se ishte për ngut dhe po ecte shpejt sipër sandaleve të bukura.
Një çantë e madhe me ngjyrë të kaltër po i qëndronte në krah, por as ajo nuk po e ngadalësonte atë.
(Kosova Sot)