Kjo 'e kall' edhe detin (Foto)
Jessica Cribbon tregon pse i ka braktisur kullotat e gjelbra të Australisë,transmeton Gazeta Kosova Sot.
Ajo ka pasura një karrierë të hatashme si një modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që është larguar nga Australia, në kërkim të kullosave të gjelbra. Dhe, Jessica Cribbon nuk ka ndaluar fare gjatë setit të saj fotografik në plazh në Malibu,Kaliforni.
Bukuroshja 31 vjeçe ka pozuar sikurse të ishte një stuhi e vërtetë, veshur me një palë bikine me ngjyrë të verdhë, që mezi ia kishin mbuluar modestinë e saj. Sido që të jetë, brunja bukuroshe nuk u duk se kjo po i pengonte derisa ecte në rërë, duke theksuar linjat e saj të hatashme trupore e veshur me kostumet dypjesëshe, që nuk i kishte lënë paksa imagjinatës. Kjo bukuroshe, e lindur në Perth, u duk ta ketë fytyrën plot grim derisa flokët e rrafshëta plot me volum po i qëndronin në shpinë, duke sfiduar valët e detit me valëzimin e tyre. Vetullat e saj ishin rregulluar dhe ishin të përsosura derisa efekti i syve "smokeyeye" kishte krijuar një dukje më të famshme për bukuroshen e plazhit.
(Kosova Sot)