Këmbë me bollëk (Foto)

  • 30 August 2016 - 10:19
Këmbë me bollëk (Foto)

Alessandra Ambrosio po flladitet me familjen e saj në Malibu

Ajo kishte pushtuar plazhet në Rio- de- Zhanejro në kostume të holla gjatë Lojërave Olimpike Verore më herët gjatë këtij muajit. Alessandra Ambrosio me sa duket ende nuk ka përfunduar me thithjen e rrezeve të diellit, pasi  bukuroshja ishte parë në Malibu, së bashku me familjen e saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kësaj radhe ajo ishte veshur me një palë pantallona të shkurtë dhe një bluzë me ngjyrë të kaltër dhe një palë sandale. Bukuroshja e lindur në Brazil po shëtiste së bashku me vajzën e saj tetë vjeçe, Anja.

Kokën nga rrezet e diellit po e mbronte me një kapelë me kashtë, derisa sytë po i mbronte me një palë syze dielli. Alessandra bukurinë e saj e kishte theksuar me pak grim, derisa flokët i kishte lidhur në një bishtalec dhe kishte një palë vathë të mëdhenj.  

Alessandra i është kthyer rutinës që pas kthimit nga Rio. Ditë më parë ishte parë derisa po merrte akullore me djalin e saj Noah, katër vjeç.

(Kosova Sot)

Super model: Alessandra Ambrosio wowed in denim shorts and a loose blue-striped blouse as she spent Sunday afternoon at SoHo House in Malibu with her familyIt's so nice here: The 35-year-old Victoria's Secret 'angel' recently returned from Rio during Summer Olympics but found this members-only hangout quite to her liking tooSoaking up the sun: Alessandra enjoyed the warm rays of the late summer sunLeggy: Alessandra flaunted her lean and toned legs while strolling across the grounds with her eight-year-old daughter Anja