Një “melaqe” me këmbë të gjata (Foto)
Taylor Hill la pa frymë të pranishmit në “MTV VMA”
Si një engjëllushe e brendit “Victoria's Secret”, ajo është mësuar ta theksojë trupin dhe linjat e saj vrasëse. Edhe këtë të diele nuk ishte ndryshe për një bukuroshe si Taylor Hill, e cila bëri një paraqitje që të linte pa frymë në ngjarjen e madhe “2016 MTV Video Music Awards”, që u mbajt në Mollën e Madhe, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Modelja 20 vjeçe ishte përkujdesur që me dukjen e saj të gjitha koka të jenë të kthyera drejt saj, qofshin meshkuj apo femra, derisa kishte theksuar fort trupin përmes fustanit me ngjyrë të kuqe që kishte një të çarë të madhe në ijë.
Fustani i saj me model asimetrik në krah kishte përfshirë panele të tejdukshme duke shpalosur lëkurën e saj të bronztë. Ajo u duk rrezatuese në fustanin me xixa derisa fotografët po shijonin secilën milimetër të trupit me ndihmën e objektivit të aparatit të tyre.
(Kosova Sot)