Çfarë pjeshke!

  • 30 August 2016 - 19:25
Çfarë pjeshke!

Rihanna tregon shumë nga fundshpina e saj Me një karrierë të bujshme tash e një dekadë, Rihanna është shndërruar si fytyrë e njohur si për veshjet e saj të tejdukshme duke shfaqur këmbët e saj të gjata, e po ashtu edhe për zërin e saj,raporotn Gazeta Kosova Sot

Gjatë të dielës mbrëma, në ngjarjen e madhe muzikore " MTV Video Music Awards", bukuroshja nga Barbadosi ka vazhduar të mahnitë në skenë, duke u shfaqur në një seri performancash. Përderisa e gjithë audienca në "Madison Square Garden" ia kishte ngulur sytë, Rihanna në mënyrë seksi po sillej skenës e veshur me të zeza, derisa kjo veshje ia kishte theksuar fort fundshpinën e saj.

Ylli, që më vonë ishte prezantuar me "Michael Jackson Video Vanguard Award" nga Drake, veshjen e kishte kompletuar me një palë çizme të gjata. Me një palë doreza të zeza, këngëtarja po dridhej si një tornado, derisa shikuesit e kanë mirëpritur paraqitjen e saj. 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image