Reperi i njohur shqiptar gatuan për Dafina Zeqirin (Foto)

  • 30 August 2016 - 20:16
Reperi i njohur shqiptar gatuan për Dafina Zeqirin (Foto)

Vite më parë marrëdhënia e tyre nuk ishte e mirë për shkak se reperi i njohur “thumboi” keq këngëtaren në një këngë të tij.

Bëhet fjalë për Noizyn dhe Dafina Zeqirin të cilët kohën e fundit i kanë rregulluar raportet mes vete.

Para një kohe ata i kanë bërë edhe “follow” njëri-tjetrit në Instagram, e duket se tash ata po rrinë edhe bashkë.

Në një video të publikuar nga Dafina në Snapchat shihet reperi Noizy tek gatuan për të gjithë. Shkak i këtij takimi duket se është një koncert i përbashkët i dyshes në trojet shqiptare.

Nuk dihet nëse mes tyre do të ketë edhe ndonjë bashkëpunim, por një gjë është e sigurtë, fansat e të dy artistëve do ta pëlqenin shumë.

(Kosova Sot)

Image