Lulë Kim-i, çfarë është Kourtney?

  • 28 September 2016 - 23:22
Lulë Kim-i, çfarë është Kourtney?

Vajza e Kardashian-ëve mahnit me linjat e saj Ajo është duke përcjellë hapat e motrës Khloe, dhe këtë falë punës së saj të madhe. Dhe me sa duket qartë kjo edhe po i shpaguhet, përderisa Kourtney Kardashian ka treguar linjat e saj të mahnitshme trupore,raporton Gazeta Kosova Sot

Bukuroshja 37 vjeçe u duk e hatashme e veshur me sythna sportive me ngjyrë të zezë derisa gjithçka kishte vënë në pah kur po largohej nga studiot në Kalabasas, së bashku me truprojën e saj. Kourtney kishte theksuar fort këmbët e saj falë një palë geteve ngjitëse për këmbë, që kishin një detaj transparent e të zbukuruar me disa shifra. Bukuroshja nga spektaklet televizive kishte mbathur një palë atlete të hirta derisa flokun e saj të gjatë e kishte shtrënguar në një bishtkali.

Me vete Kourtney kishte dhe një çantë të zezë si dhe telefonin mobil. Dukjen e saj e kishte përfunduar me "smoky eye" dhe buzëkuqin pa shkëlqim.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image