Edhe kjo paska “prapavijë” (Foto)
Carla Bruni-Sarkozy-s mund t’i mungojnë edhe dy vjet që t’i mbushë të 50-tat, por pamja e saj e bukur e bën që të duket shumë më e re,transmeton Gazeta Kosova Sot.
Shihet në ballinat e shumë revistave dhe është simbol i markës së njohur të stolive, “Bvlgari”, prandaj ish- zonja e parë e Francës, Carla Bruni-Sarkozy, nuk dukej si e huaj në festën e të të famshmëve “Balmain”, që u mbajt të mërkurën. Këngëtarja, kantautorja dhe modelja italo-franceze 48- vjeçare u pa kështu me rastin e Javës së Modës në Paris, ku mund të matej edhe me rivale shumë më të reja. Si duket, ai picirruku, Sarkozy, po e mban mirë. Me gjasë për shkak se pretendon që edhe njëherë të bëhet president i vendit. Por, Carla ka deklaruar se, po ta mashtronte burri, pra Sarkozy, atij do t’ia priste veshët, por edhe fytin. Ai, kjo ia paska ndalur të shkretit rritën përgjysmë.
(Kosova Sot)