Teksti që frymëzoi Klinakun për baladën "Ndalo"

  • 22 October 2016 - 08:53
Teksti që frymëzoi Klinakun për baladën

"Ka qenë teksti i Liridona Jeminit,që më ka frymëzuar t'ia bëj muzikën e pastaj ta këndoj e ta bëj klip.I falënderoj edhe Edon Ramadanin me piano e Festim Fanën me violinë dhe Agron Sylën me fyell...të cilët ma zbukuruan këngën", është shprehur për "Kosova Sot" këngëtari Hysni Klinaku,shkruan gazeta Kosova Sot.
"Kosova Sot": Sapo keni lansuar baladën e re "Ndalo". Sa jeni i kënaqur me pritjen që i ka bërë publiku kësaj kënge?

Hysni Klinaku: Jam i kënaqur edhe me këngën edhe me klipin, baladat janë të mira për vjeshtë...dhe kam shpresë që t' ju pëlqej dëgjuesve. Sa për klipin kam bashkëpunuar me "Urban Graphics", produksion nga Gjilani dhe jam ndarë shumë i kënaqur.

TEKSTI I LIRIDONA JEMINIT

"Kosova Sot": Ju lutem na flisni pak për këngën, si erdhi deri tek realizimi i kësaj balade?

Hysni Klinaku: Ka qenë teksti i Liridona Jeminit që më ka frymëzuar t'ia bëj muzikën e pastaj ta këndoj e ta bëj klip. I falënderoj edhe Edon Ramadanin me piano e Festim Fanën me violinë dhe Agron Sylën me fyell...të cilët ma zbukuruan këngën.

PËRGATITJE PËR VITIN E RI

"Kosova Sot": Kush e ka bërë tekstin dhe muzikën e këngës?

Hysni Klinaku: Tekstin e ka bërë Liridona Jemini-Gashi, muzikën dhe orkestrimin i kam bërë unë. "Kosova Sot": Cili do të jetë projekti juaj i radhës që do të dilni para publikut? Hysni Klinaku: Jam duke punuar në këngë e projekte potpurish popullore në bashkëpunim me këngë- tarët e tjerë, që do t'i lansojmë për festat e fundvitit.

(Kosova Sot)