Rihanna tregon emrat e dy sportistëve që i ka shfrytëzuar për seks

  • 27 October 2016 - 20:02
Rihanna tregon emrat e dy sportistëve që i ka shfrytëzuar për seks

Rihanna i dha fund lidhjes me Drake pak ditë më parë. Reperi ka nisur një romancë me të re me dikë tjetër. Këngëtarja ka pohuar se përveç Chris Brown ka pasur edhe dy partnerë, që i ka shfrytëzuar vetëm për seks.

Bëhet fjalë për futbollistin francez të Real Madridit, Karim Benzema dhe pilotin e skuderisë Mercedes në Formula 1, Lewis Hamilton.

“Me Benzeman dhe Hamiltonin kam bërë vetëm seks dhe nuk kemi pasur asnjë romancë”, - ka pohuar Rihanna për mediat amerikane, duke mos zbuluar më shumë detaje. Këngëtarja 28-vjeçare është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat i do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.

(Kosova Sot)