Ylli dhe Hëna (Foto)
Rosie HuntingtonWhiteley thekson trupin me xhinset e ngushta dhe këmishën me motive gjithësie . Ajo është një nga modelet lidere dhe më të kërkuarat në botë. Kështu Rosie Huntington-Whiteley në mënyrë krejt natyrale kishte treguar stilin e saj të hatashëm që ka për modën, e veshur me një këmishë me plot hënë dhe yje, derisa kishte dalë për qejf në Beverlli Hills, transmeton gazeta Kosova Sot.
Aktorja britanike 29 vjeçe, e cila veshjen e saj e mbështet te stilistja Cher Coulter, këmishën me motive të gjithësisë e kishte kombinuar me një palë çizme të shkurta me ngjyrë të zezë dhe një çantë me lëkurë zvarraniku "Yves Saint Laurent" derisa dukjen e kishte plotësuar me një xhaketë. Ambasadorja e brendit "UGG" kishte një palë syze klasike "RayBans" sipër grimit minimal, derisa në dorë po i shkëlqente unaza e fejesës pesë karat, "Neil Lane". Fundshpinën dhe këmbët e saj të gjata i kishte theksuar nga xhinset e ngushta, derisa xhaketën po e mbante në duar.
(Kosova Sot)