Gjithmonë miss! (Foto)

  • 27 October 2016 - 23:20
Gjithmonë miss! (Foto)

Jesinta Campbell thekson ijët në tepihun e kuq, në ndejën e njerëzve seksi .Ajo është ish-fituesja e "Miss Universe Australia", e cila me dukjen e saj është mësuar t'i kthejë kokat e njerëzve, duke e shikuar. Mu për këtë arsye, nuk është befasi që Jesinta Campbell, 25 vjeçe, kishte shkëlqyer në tepihun e kuq derisa kishte marrë pjesë në ndejën e revistës "WHO", ku kanë marrë pjesë njerëzit më seksi, transmeton gazeta Kosova Sot.

E veshur me fustanin e ngushtë, me taka të zeza, bukuroshja me secilën milimetër të trupit të saj u duk e mahnitshme, derisa kishte theksuar linjat e saj trupore. Me flokët e saj brune, të lira dhe me stil, në nuanca të kaçurreles, modelja ishte plot vetëbesim derisa po pozonte për fotografët e shumtë. Grimi i saj ishte i aplikuar pa asnjë mangësi, derisa më shumë theksohej buzëkuqi. Fustani ia kishte theksuar fort linjat dhe kishte një ndarje të madhe nga përpara, duke ia theksuar këmbët. 

(Kosova Sot)

Wow! Jesinta Campbell, 25, dazzled on the red carpet while attending WHO magazine's sexiest people party in Sydney on WednesdayWow! Jesinta Campbell, 25, dazzled on the red carpet while attending WHO magazine's sexiest people party in Sydney on Wednesday