"Po shkoj në Paris" (Foto)

  • 27 October 2016 - 23:23

Bridget Malcolm nuk mund t'i ndalë të qeshurat, për faktin se do të marrë pjesë në ngjarjen e madhe të Engjëllusheve . Modelja nga Australia, Bridget Malcolm, debutimin e saj për "Victoria's Secret" e kishte nëntorin e kaluar. E, këtë të mërkurë, bukuroshja biondinë e ka konfirmuar se do të jetë edhe në shfaqjen e këtij viti, që do të mbahet në Paris, transmeton gazeta Kosova Sot.

Bukuroshja 24 vjeçe nuk po mund ta ndalte lumturinë dhe eksitimin për këtë rast në postimin e saj në "Instagram", duke shkruar: 'Nuk po mund të ndaloj të qeshurat!!!' Më pas ajo ka vazhduar: 'Do të shkoj në PARIS për "vsfs2016", kaq, kaq, kaq shumë e lumtur'. Më pas modelja e lindur në Perth ka falënderuar Edward Razek dhe John David Pfeiffer-in për 'realizimin e ëndrrave të saj'. 'Kjo do të jetë epike', ka thënë Bridget. Më pas, ajo ka shpërndarë një foto të sajën nga pista e vitit të kaluar, ku mban kokën dhe duart lart, veshur me një palë pantallona të shkurtë. Bridget do t'u bashkohet modeleve si Adriana Lima, Alessandra Ambrosio dhe Lily Aldridge, që do të ecin në spektaklin e këtij viti, i cili mbahet në muajin dhjetor.

(Kosova Sot)

'I cannot stop smiling!' Australian model Bridget Malcolm announced on Wednesday that she is confirmed to walk in the coveted Victoria's Secret Fashion Show in Paris this year (seen in last year's show)'I cannot stop smiling!' Australian model Bridget Malcolm announced on Wednesday that she is confirmed to walk in the coveted Victoria's Secret Fashion Show in Paris this year (seen in last year's show)