Adelina vjen me 'Afër meje' (Video)

  • 30 June 2015 - 14:21
Adelina vjen me 'Afër meje' (Video)

Këngëtarja Adelina Emini ka paralajmëruar më herët se është duke realizuar një projekt muzikor.

Tani, duket se gjithçka është afër finalizimit.

‘Afër meje’ titullohet kënga të cilën Adelina do ta publikojë së shpejti, transmeton Kosova Sot.

Tani, ajo ka publikuar vetëm trailerin e klipit, të cilin e ka psotuar në rrjetin social Facebook, duke njoftuar se së shpejti do të publikohet kënga dhe klipi.

Më poshtë mund ta shikoni trailerin, ndërsa klipin e plotë mund ta shihni kur të publikohet.

(Kosova Sot)