Debuton

  • 11 January 2017 - 08:07
Debuton

Charlotte Crosby thotë se të tjerëve do t'ua ofrojë rehatinë teksa ushtrojnë. Ajo ka vazhduar me sukses ta ruajë peshën e saj që e ka arritur në mënyrë mbresëlënëse gjatë viteve të kaluara dhe, me sa duket, Charlotte Crosby është e etur që t'i tregojë frutat e punës së saj. Ylli e bukur, 26 vjeçe, e cila famën e gjeti te "Geordie Shore", që atëherë ka prezantuar "DVD" fituese dhe është shfaqur në brende të modës, e gjithë kjo ka ndikuar që përfundimisht ajo ta prezantojë me linjën e saj. Brendi për "In The Style" ofron 18 pjesë, përfshirë sytjena sportive, gete, trasmeton gazeta Kosova Sot

Duke folur për inspirimin që qëndron prapa koleksionit të saj, që do të lansohet më 12 janar, me madhësinë 6-14 , ka çmimet midis 9.99 deri 24.99 funte. "Kam bërë "DVD" dhe regjim fituesi në tre vjetët e kaluar, kështu që kishte kuptim të dal me një linjë si kjo. Kam veshur shumë gjëra në palestër dhe nuk jam ndjerë rehat, andaj kam dizajnuar veshje përmes të cilave të tjerët do të ndihen rehat".

(Kosova Sot)

 

Image