Jennifer, "ç'follou" e ke (Foto)

  • 11 January 2017 - 21:42
Jennifer,

Rihanna me veshje kamuflazh në Nju- Jork Ndoshta më së miri ajo njihet si këngëtare, por Rihanna së fundmi e di si të mbulohet. Bukuroshja nga Barbadosi, 28 vjeçe, kishte vendosur të shfaqet me një pallto kamuflazh të stërmadhe, derisa kishte dalë në Nju-Jork. Bukuroshja flokun e saj e kishte lënë të lirë derisa kishte vendosur një buzëkuq me shkëlqim me këtë rast, transmeton gazeta Kosova Sot.

Duke kompletuar veshjen e saj me një palë çizme, ajo ishte e gatshme për rrugët e natës, derisa nën pallton e saj kishte veshur një palë pantallona komplet, që dukeshin si tuta me ngjyrë të hirtë, me dekoltenë e theksuar paksa. Së fundmi, Rihanna ia ka bërë "ç'follou" mikes së saj të vjetër dhe këngëtares Jennifer Lopez, 47 vjeçe, në "Instagram", derisa fotot e paraqesin atë në lidhje me yllin e hitit "All I Need", zjarrit të vjetër të Rihanna-s, Drake. Për më shumë zjarr dhe për t'i fryrë atij, JLo ishte në krah të Drake në Natën e Vitit të Ri, në klubin e natës "Hakkasan", në Las Vegas. 

(Kosova Sot)

Gorgeous! Rihanna bundled up in an oversize camouflage coat and massive jumpsuit for an outing in New York on MondayLioness: The Bajan beauty let her gorgeous mane flow over her shoulders as she sported bright lip paint for the occasion