Ja çfarë thotë Dafina për Ledrin

  • 05 July 2015 - 13:43
Ja çfarë thotë Dafina për Ledrin

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka folur për thashethemet e vazhdueshme që e lidhin atë në një lidhje dashurie me reperin Ledri Vula. Ajo ka thënë se Ledrin e ka vetëm shokë të mir dhe ‘dy persona që duhen shumë me njëri-tjetrin nuk mund të jenë bashkë’. “Për shkak të bashkëpunimeve që kemi pas me Ledrin dhe lidhjes që kemi pas. Unë e Ledri mbesim shokë e mbështesim njëri-tjetrin si shokë. Prej fillimit të karrierës kemi qenë shokë të mirë. Mos ma përmendni Ledrin më në Instagram. Mendoj se është ëndërr prej disa fansave. Dy persona që e duan njëri-tjetrin nuk munden me qenë bashkë. Jemi shumë të lumtur dhe shumë shumë mire (si shokë)”, ka deklaruar Dafina për emisionin '1 kafe me Labin'.

(Kosova Sot)