Çika e Presidentit (Foto)

  • 17 January 2017 - 20:39
Çika e Presidentit (Foto)

Ivanka Trump niset për vendin e punës, e veshur si loçkë, s’ka lidhje se babin e ka President,transmeton gazeta Kosova Sot.

Mund të ketë një grup protestuesish në Nju- Jork, që janë më të paduruar për Ivanka Trumpin që të bartet në Uashington, por kjo nuk e ka ndalur Vajzën e Parë që të vishej dhe të dukej si loçkë.  Bukuroshja 35 vjeçe u duk e qetë, derisa po dilte nga apartamenti i saj në Avenynë e Pestë dhe ia kishte mësyrë punës, ndërsa ka dhuruar një buzëqeshje të lehtë për fotografët që ishin grumbulluar dhe po e prisnin aty.  Ivanka ishte veshur me një pallto të zezë prej leshit që peshonte 325 dollarë, që e kishte sipër fustanit me lule, derisa krejt në fund, formë linjave të saj po u jepte me një palë taka të larta me ngjyrë të zezë.  Megjithëse parapëlqen që flokun ta mbajë të lidhur gjatë punës, Ivanka kishte vendosur që flokun e saj të gjatë e të verdhë ta linte të lirë në kraharor.  

(Kosova Sot)