Ish Spice Girls bëhet me djalë

  • 21 January 2017 - 23:32
Ish Spice Girls bëhet me djalë

Geri Horner ka sjellë në jetë djalin e saj. Ish Spice Girls, sot 44 vjeçe ka bërë vetë publik lajmin në Twitter mëngjesin e kësaj të shtune. Ky është fëmija i parë për të dhe Christian Horner.

“Christian dhe unë jemi të lumtur tu bëjmë të ditur se djali ynë lindi këtë mëngjes dhe peshon 3.4 kg”, shkruan Geri.

Këngëtarja e dashur, e cila është edhe nënë e 10-vjeçares Bluebell, i ka shtuar postimit një emoji bebe. Djali i saj ka lindur në një ditë me anëtaren tjetër të grupit dhe mikeshë e mirë e saj, Emma Bunton. 

E në fakt, para se të bënte publik lajmin për lindjen e djalit, Geri ka uruar mikeshën e saj për ditëlindjen. Dhe përgjigja e Emës në postimin e Gerit ka qënë me hashtagun “birthdaytwins”.

(Kosova Sot)