Martohet Blerim Xhemaili

  • 06 July 2015 - 10:22
Martohet Blerim Xhemaili

Mesfushori i kombëtares zvicerane larg syrit të mediave dhe në një ambient krejtësisht privat ka organizuar ceremoninë martesore, duke kurorëzuar lidhjen me bukuroshen shqiptare, Erjona Sulejmani.  Lajmin e dasmës e ka konfirmuar vetë Blerimi në faqen e tij në “Instagram”, në të cilin ka shënuar në gjuhën angleze fjalën martesë , raporton albinfo.ch.

Aktualisht nuk ka detaje të tjera rreth vendit se ku është mbajtur ceremonia dasmore apo edhe kush kanë qenë mysafirë në dasmën e tij.

Blerimi dhe Erjona nga lidhja e tyre e dashurisë kanë lindur edhe djalin e vogël, Luanin, ndërsa javë më parë ata kaluan pushimet në Venecia të Italisë.