'Jo Jo' e Bleros tejkalon milionëshin (Video)
Ka kaluar më shumë shumë se një jave prej se Blero Muharremi ka lansuar këngën dhe videoklipin e tij më të ri muzikor, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin shqiptar Onat.
Kënga po pëlqehet shumë nga publiku dhe tashmë ka arritur të kalojë mbi 1 milion klikime në kanalin ‘Youtube’, transmeton Kosova Sot Online.
Përmes postimeve në ‘Instagram’, të dy këngëtarët kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj fansave për përkrahjen e tyre. (Kosova Sot)