Bebe Rexha tregon tatuazhin e ri, mësoni kuptimin e tij (Foto)

  • 23 January 2017 - 18:10
Bebe Rexha tregon tatuazhin e ri, mësoni kuptimin e tij (Foto)

 Bebe Rexha po përjeton ndoshta momentin më të bukur të jetës së saj. Kënga e saj “I Got You” tashmë është kthyer në hit dhe dëgjohet në shumë radion e televizione muzikore të botës.

Mes gjithë angazhimeve të saj, këngëtarja ka gjetur kohë për të bërë një tatuazh të ri.

Bëhet fjalë për këtë që shihni në foton e mëposhtme. Shqiptarja ka zgjedhur ikonën e një altoparlanti dhe nën të shkruhet  anglisht “Dëgjohu”.

Ky është mesazhi që Bebe Rexha dëshiron ti përçoj ndjekësve të saj.

(Kosova Sot)

Image