Bashkimi e bën fuqinë (Foto)

  • 24 January 2017 - 21:46
Bashkimi e bën fuqinë (Foto)

Gwen Stefani i bashkohet në skenë krejt papritur të dashurit të saj,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ata kanë një forcë e fuqishme në fushën e muzikës dhe janë një çift mjaft i lezetshëm. Dhe kësaj radhe, ylli i muzikës, Gwen Stefani, kishte befasuar adhuruesit kur derisa ishte shfaqur në skenën e “Crash My Playa”, si mysafire te i dashuri i saj Blake Shelton. Derisa ishte në skenën e të dashurit të saj 40-vjeçar, dhe derisa ai po këndonte hitin “Foot Loose”, ylli i hitit “Used to Love You” ishte bashkuar në skenë dhe gjithçka po shkonte për mrekulli.

Çifti bukur kishte mahnitur gjithë të pranishmit te “Riviera Maya”, Meksikë. Bukuroshja bionde, 47-vjeçare, ishte në skenë e veshur me një palë bikine me një detaj ushtarak, një palë çorapë të gjata rrjetë dhe shumë bizhuteri. Veshjen e saj të jashtme e kishte kompletuar me këpucët “Vans”. Gwen ishte plot energji, derisa po kërcente sa poshtë sa lart. 

(Kosova Sot)

Surprise! Gwen Stefani, 47, surprised fans when she strutted onto the stage during her boyfriend Blake Shelton's show at Crash My PlayaHot mama: The 47-year-old blonde beauty took the stage in a bikini with an army green utility romper as a bathing suit cover