Sërish i lumtur

  • 23 March 2017 - 18:17
Sërish i lumtur

Për disa muaj me radhë u duk sikur Brad dhe Angelina ishin në luftë njëri kundër tjetrit Brad Pitt është më i lumtur tani që është në një raport më të mirë me Angelina Jolie, gjashtë muaj pas kërkesës së saj për divorc. Për disa muaj me radhë u duk sikur Brad dhe Angelina ishin në luftë njëri kundër tjetrit.raporton Gazeta Kosova Sot

Të dy e akuzonin njëri-tjetrin se kanë bërë gjëra të këqija, pasi që ajo e dorëzoi kërkesën për divorc, ndërsa në muajin shtator ai u akuzua se ishte përleshur me një anëtar personeli të një aviokompanie pas zënkës me njërin prej fëmijëve të tyre.

Por, në numrin e ri të revistës 'People', një burim ka bërë të ditur se ata tani janë në raporte shumë më të mira, dhe se madje janë duke biseduar drejtpërdrejt njëri me tjetrin, pra pa ndërmjetësues. "Ai është shumë më i lumtur", ka thënë burimi për aktorin e njohur. "Ai ndihet i lehtësuar, pasi që gjërat më nuk po dalin në publik", ka shtuar ai. 

(Kosova Sot)

Image
Image