Lindita Halimi pjesë e ballinës së revistës ''People'' (Foto)

  • 23 March 2017 - 19:29
Lindita Halimi pjesë e ballinës së revistës ''People'' (Foto)

Këngëtarja Lindita Halimi vite më parë ka pasur problem me mbipeshën. Por, këngëtarja ka përvjelur mëngët dhe ka punuar shumë që të arrijë masa trupore perfekte.

Për humbje të peshës së Linditës kanë shkruar edhe revistat botërore. Revista ‘’People’’ ka vendosur këngëtaren në ballinë për mënyrën natyrale të heqjes së kilogramëve të tepërt, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Kujtojmë se Linda është përzgjedhur nga Shqipëria për ta përfaqësuar në ‘’Eurovision 2017’’  me këngën ‘’Botë’’.

(Kosova Sot)