Shërohet Adelina Tahiri (Foto)

  • 23 March 2017 - 20:06
Shërohet Adelina Tahiri (Foto)

Këngëtarja Adelina Tahiri tash e një kohë është duke pauzuar nga skena muzikore. Ajo kishte pësuar një lëndim në këmbë  dhe koha e rehabilitimit e ka larguar paksa nga vëmendja mediatike.

Por, siç duket këngëtarja e hitit ‘’Më mirë pa ty’’, është shëruar dhe këtë më së miri e dëshmon përmes një fotografie të shpërndarë në Instagram, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

E veshur bardhë me disa shenja të zeza, biondina seksi ka zgjuar kureshtjen e fansave duke e pyetur se ku është.

(Kosova Sot)

 

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on