Daka: Qeveria dhe shteti serb t'ia kthejnë dëmtimet e bëra Gazetës “Kosova Sot”

  • 23 March 2017 - 23:07
Daka: Qeveria dhe shteti serb t'ia kthejnë dëmtimet e bëra Gazetës “Kosova Sot”

Hasime Daka, këngëtare e estradës  tha se: Gazeta "Kosova Sot" është e para. Ajo u dogj gjatë luftës vetëm pse botoheshin librat shkollorë në gjuhën shqipe dhe vetëm pse përkrahu luftën çlir imtare dhe për pozicionin që e kishte të hapur kundër regjimit kriminal serb. Kjo gazetë është lidere dhe si lidere duhet Qeveria dhe shteti serb t'ia kthejnë dëmtimet e bëra. Gazeta vazhdon të mbetet lidere dhe lidere duhet ta mbajmë edhe ne. E respektojmë politikën redaktuese dhe si e tillë duhet të mbetet gjithmonë e para. Po kjo gazetë lindi në flakën e luftës për liri.

Atëherë ishte njëra për të thënë bile e vetmja gazetë në Kosovë që para lexuesve sillte luftën e UÇK-së fronteve të lirisë. Atëbotë roli i saj konsiderohet më meritori në aspektin medial. Ajo ishte njëra ndër bazamentet e para të lirisë. Demokracinë tani po e zhvillon si gazeta më guximshme dhe më e drejta e profesionale. Kjo gazetë ka merita të veçanta në zhvillimin e demokracisë së deritashme në Kosovë. Roli i "Kosova Sot" para 18 vitesh në Kosovë ishte shumë i madh, ishte shumë i drejtë dhe ishte roli që duhet vlerësuar si një rast të veçantë.

 Këtë gazetë e veçon profesionalizmi, korrektësia dhe kjo e ka bërë gazetë lidere në Kosovë, Të dalësh në qytet në duart e shumë qytetarëve të thuash tek te gjithë e sheh vetëm "Kosova Sot". Kjo gazetë arriti të bëhet zëri, syri dhe puna e Kosovës. Kam përshtypjen se ajo shitet më shumë nga i gjithë shtypi në Kosovë. Stafi i kësaj gazete duhet të ndihen krenarë që arritën këtu me punë, angazhim dhe jam e bindur edhe me mund të madh.

(Kosova Sot)