Bukuroshja dhe... leku!

  • 24 March 2017 - 20:28
 Bukuroshja dhe... leku!

 Emma Watson pritet t’ia zërë vendin koleges Jennifer Lawrence, si aktorja më e paguar në Hollivud

Emma Watson tanimë ka një pasuri neto, rreth 70 milionë dollarë, ku gjysmën e këtyre parave ajo i ka bërë falë franshizës së filmave të Harry Potterit. Por, roli më i ri i saj, në filmin aksion të “Disney”-t, “Beauty And The Beast”, “Bukuroshja dhe bisha” pra, pritet që ta rrisë pasurinë e saj aq shumë, saqë Watson do ta zërë vendin e aktores më të paguar në Hollivud, trasmeton gazeta Kosova Sot

Sasia e parave që ajo ka marrë për këtë film (2.5 milionë dollarë), janë ‘para të imta’ krahasuar me fitimet e Jennifer Lawrence-it, e cila për dy vjet me radhë mban titullin aktorja më e paguar, por si duket, asaj nuk do t’ia mbërrijë ymri të thotë “e treta, e vërteta”, meqë këtë titull sivjet do t’ia marrë Emma Watson.

(Kosova Sot)