Një stuhi e vërtetë (Foto)
Khloe Kardashian, sot rrezaton me vetëbesim dhe linja vrasëse,transmeton gazeta Kosova Sot.
Kohëve të fundit ajo ka folur rreth pasigurive që i ka ndjerë në lidhje me trupin e saj. Por, Khloe Kardashian e tëra u duk plot vetëbesim derisa kishte treguar linjat e hatashme trupore në një foto tjetër. Bukuroshja dhe ylli i spektakleve ka postuar një foto në “Instagram”, e veshur me një komplet pantallona shumë elegante, me ngjyrë të bardhë, duke theksuar trupin e saj.
(Kosova Sot)
Khloe, 32 vjeçe, pozoi si një stuhi e vërtetë, me pantallonat me ngjyrë të bardhë, me dekolte ekspozuese dhe duke tërhequr vëmendjen me belin e saj të hollë, falë rripit të artë, derisa dhe lëkura përmes dekoltesë ishte shumë e butë. Flokun e saj të gjatë e kishte lidhur në një bishtkali me një detaj të artë, që i shkonte me rripin në bel.
(Kosova Sot)