Këto janë këmbë, se jo mahi!

  • 21 April 2017 - 20:16
Këto janë këmbë, se jo mahi!

Kendall Jenner ka nxjerrë ‘vegët’ në shesh, e veshur me një fustan me xixa me rastin e ndejës së “Harper's Bazaar” në Nju- Jork, trasmeton gazeta Kosova Sot

Nuk ka dyshim se Kendall Jenner ishte ylli shkëlqyes i ndejës së përvjetorit të 150-të të “Harper's BAZAAR”. Modelja 21 vjeçe shkëlqente e veshur me një fustan me xixa, i cili ia nxirrte në pah sasinë e duhur të cullakut, pa e tepruar. Kjo ndejë ishte organizuar nga “Tiffany & Co” në “Rainbow Room” në Nju- Jork dhe aty ishin të pranishëm edhe shumë yje të tjerë. Në qafë Kendall kishte vënë një stoli metalike. Kaçurrelat e saj brune ishin rregulluar thjesht, derisa në veshë kishte vënë vathë adekuatë. Bukuroshja e “Vogue”-s e kishte kompletuar pamjen e saj me taka ngjyrë ari. Kendall shoqërohej nga e ëma, Kris Jenner, 61 vjeçe.

(Kosova Sot)

 

Image