S’më kanë bërë hesap

  • 25 April 2017 - 08:30
S’më kanë bërë hesap

Alexandra Daddario tregon se në shkollë të mesme nuk kishte asnjë takim, asnjë të dashur

Alexandra Daddario shfaqet si një ndër loçkat më të lezetshme në filmin që po vjen me titull “Baywatch”. Mu për këtë arsye, është vërtet shokuese ta dëgjosh bukuroshen tashmë 31 vjeçe, teksa rrëfen se e lindura në qytetin e Nju- Jorkut nuk mund të kishte lidhje me asnjë djalë në shkollën e mesme. 'Kjo është një ndjenjë aspak reale — si adoleshente kurrë nuk kisha një lidhje me një djalë dhe isha pak a shumë budallaqe', thotë bukuroshja brune për revistën “People”, trasmeton gazeta Kosova Sot

'Tani, më duket se po hakmerrem duke qenë një shpirt i filmit “Baywatch”. Mendoj me vete, "mund ta kesh pasur këtë dhe më shiko tani mua"'. Si adoleshente, ajo kishte punuar si modele dhe është shumë e vështirë ta kuptojmë se si nuk e kishte vëmendjen e meshkujve. Në moshën 16 vjeçe, ajo u shfaq në serinë “All My Children”, e më pas u shfaq edhe te “The Squid And The Whale”.

(Kosova Sot)