Përvëluesja e shkretëtirës

  • 25 April 2017 - 08:33
Përvëluesja e shkretëtirës

Chanel Iman po kënaqet me rastin e “Coachella”-s

Chanel Iman me siguri se është futur në shpirtin e modës prej bohemës në “Coachella Music Festival”. Modelja e bukur ka treguar trupin e saj shumë të bukur, veshur nga sipër me një palë sytjena në formë trekëndëshi dhe një palë pantallona të shkurtra, foto kjo që e kishte postuar në llogarinë e saj në “Instagram”, trasmeton gazeta Kosova Sot

Po ashtu, ajo kishte bërë edhe disa postime, e veshur me një xhaketë të thurur. Ylli ishte shtrirë në shtrat me çarçafë të bardhë. Me këtë rast, ajo kishte theksuar shumë fytyrën e saj, në veçanti buzët. Bukuroshja e ballinave po ashtu kishte edhe një qafore “Puka”. Bukuroshja, nëna e së cilës është gjysmë koreane, me kujdes e kishte aplikuar grimin në karakteristikat e bekuara gjenetikisht. 

(Kosova Sot)