Hot metal!

  • 28 April 2017 - 16:59
Hot metal!

Victoria Justice shkëlqente me veshjen e saj ngjyrë argjendi, derisa merrte pjesë në ndejën e “Harper's Bazaar”

Victoria Justice është parë duke ecur mbi tepihun e kuq, në ndejën e “Harper's Bazaar” në Los Angeles. Bukuroshja 24- vjeçare kishte veshur një fustan të mrekullueshëm ngjyrë argjendi, i cili ia vinte në pah këmbët e gjata dhe lëkurën ngjyrë kafe të çeltë. Këtë fustan bukuroshja e kishte kombinuar me një xhaketë të kaltër, me dizajnë, e cila ia jepte një pamje me të vërtetë moderne, por edhe të bukur, trasmeton gazeta Kosova Sot

Aktorja dhe këngëtarja i ishte bashkuar legjendës së filmit, Sylvester Stallone dhe vajzave të tij, për të bërë ca foto me të vërtetë të bukura, në shenjë të këtij eventi. 

(Kosova Sot)