Bardhokja

  • 15 May 2017 - 17:59
Bardhokja

Vanessa Hudgens tregon barkun e rrafshët, stilin prej bohemës

Ajo njihet për stilin e saj prej një boheme. Dhe, Vanessa Hudgens e kishte mbajtur lart reputacionin e saj me veshjen e saj të fundit. Bukuroshja 28 vjeçe u duk absolutisht e mahnitshme derisa kishte marrë pjesë te “Best Buddies Mother's Day Brunch”, në Malibu, trasmeton gazeta Kosova Sot

Ajo ka treguar bluzën e shkurtë të bardhë nga sipër dhe një fustan të gjatë kombinues. Fustanin e lezetshëm, Vanessa e kishte kombinuar me një palë sandale me rripa të bardhë dhe një rrip prej lëkure nga shtëpia e modës “Gucci”, që kishte një logo të madhe prej arit. Për aksesorë, ajo kishte një palë syze të vogla, vathë dhe disa qafore. Flokët brune i kishte tërhequr prapa derisa kishte lejuar që të rrezatonte bukuria e saj natyrale.

(Kosova Sot)