Detaje rreth klipit të ri të Sinan Vllasaliut
Sinan Vllasaliu ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.“Nuk shitet shtëpia”, titullohet kënga e re e këngëtarit, të cilën do ta shoqëron me videoklip.
E pikërisht një pjesë të kësaj tashmë e ka publikuar në ueb-faqen YouTube.
Kënga bën fjalë rreth emigrimit të fëmijëve dhe më pas shitja e shtëpisë së prindërve.
Ndryshe, shumë shpejt do të mund ta shijoni këngën e plotë.
(Kosova Sot)