Qe një foto . . .

  • 28 May 2017 - 18:56
Qe një foto . . .

Petra Nemcova rrezaton me gjithçka, përfshirë edhe të brendshmet

Ajo njihet për punën humanitare, duke themeluar organizatën e saj bamirëse, pasi ishte gjendur në makthin gjatë cunamit.  Kështu, Petra Nemcova me meritë kishte marrë pak kohë të lirë, duke lënë flokun e lirë te “amfAR's 24th Cinema Against AIDS Gala”, mbrëmje kjo që ishte mbajtur te “Hotel du Cap-Eden-Roc”, të enjten mbrëma në Kanë. Sido që të jetë, bukuroshja çeke, 37 vjeçe, u duk të ketë vuajtur një dështim në gardërobën e saj, kur rrezatoi me të brendshmet, e veshur me një fustan prej sateni, me një prerje të thellë. Fustani njëkrahësh me ngjyrë të kaltër, kishte një pjesë të rrudhosur nga anash, trasmeton gazeta Kosova Sot

Me një rrip të argjendtë që ia kishte theksuar belin e saj të hollë, fustani kishte edhe disa prerje delikate nga prapa. Fustani ia kishte theksuar fort këmbët e saj, derisa flokun e kishte të lidhur dhe të lëshuar nga përpara.

(Kosova Sot)