Aurela Gaçe: Takimi i parë me Skerdin, ja çfarë më tha Eli

  • 23 June 2017 - 21:41
Aurela Gaçe: Takimi i parë me Skerdin, ja çfarë më tha Eli

Sot gjatë programit “Lart e Poshtë”, që pati premierën në ekranin e RTSH1-HD, artistja e madhe Aurela Gaçe ndau me publikun momentin kur ia prezantoi partnerin e jetës, mikeshës së ngushtë, Eli Farës. “Unë e kisha kuptuar që kisha rënë në dashuri dhe duke i folur Elit për ndjenjat e mia, i them hajde takoje një herë ti, meqë kur bie brenda njëri sy nuk shikon. Vjen Eli, na takon… Ne rrinim me Skerdin, bënim muhabet me Elin në tavolinë dhe shikonim njëri-tjetrin… Gjatë kësaj kohe e pyes Elin, – ‘hë ç’mendim ke?’… – ‘Do kënaqet njerëzia duke ju parë se ju jeni në botën tuaj”, – ishte përgjigjja e Elit, tregon Aurela duke qeshur.

“Kishte apo nuk kishte njerëz, këta ishin në botën e çudirave, nuk kishin nevojë për asnjë, as për të marrë mendim, për asgjë”, – përforcoi Eli.

Gjatë bisedës në studio, artistet me A të madhe, rrëfyen për gazetarin Eraldo Rexho, 24 vitet e miqësisë së tyre, që sa vjen e bëhet më e fortë. Aurela tregoi episode gjatë shopping-ut me Elin, ku i është dashur ‘të flejë’ në dhomën e provës. Më tej ato folën për marrjen e titullit “Mjeshtër i Madh” si dhe për publikimin e projekteve muzikore gjatë këtij viti. Biseda u mbyll me pyetjen për pushimet, që mesa duket edhe këtë vit do të mbeten ‘në ëndrrat’ e të dyja këngëtareve.

(Kosova Sot)