“Vetëm fjalët, mua dhe ty na ndanë”, kënga e re e Robertit dedikim për Norën?

  • 25 June 2017 - 23:30
“Vetëm fjalët, mua dhe ty na ndanë”, kënga e re e Robertit dedikim për Norën?

Kënga e re e Robert Berishës “Vetëm fjalë” ka ngjallur reagime të mira tek shumë njerëz në rrjet. Balada e sapopublikuar, duket se u ka pëlqyer fansave, duke qenë se dhe tema që trajtohet në të është jo pak prezente në jetët tona. Por mes këtyre komentuesve ka pasur edhe nga ata që kanë ngritur dyshime mbi një dedikim të mundshëm nga Roberti për Norën, duke e ‘zyrtarizuar’ kështu ndarjen e tyre. “Se vetëm fjalë, fjalë, fjalë, për mu e ty sa fjalë, zemra kurrë s’i ka ndëgju, a kam faj që mu e ty na ndanë, unë veç ty kam me t’kujtu”, – thuhet veç të tjerash në tekstin e këngës së Robert Berishës, bashkëshortit të Nora Istrefit. Fjalë këto që kanë ringritur dyshimet, pas thashethemeve të vazhdueshme për ndarjen e çiftit. Megjithatë i kontaktuar nga revistawho.com, Roberti mohon të bëhet fjalë për një dedikim, duke thënë se autorët e këngës e kanë zgjedhur këtë temë nisur nga realiteti ku jetojmë të gjithë, pa pasur asnjë lidhje me mua dhe me Norën. Ai thotë se kjo këngë është dedikim për të gjithë fansat e tij.

 

(Kosova Sot)